Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake në Kaliningrad – një enklavë ruse në Detin Baltik e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë, sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, shkruan skynews.
Deri në 1,000 personel ushtarakë dhe më shumë se 60 njësi të pajisjeve ushtarake janë pjesë e operacionit. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, paralajmëroi vendet europiane të mërkurën kundër çdo veprimi të mundshëm kundër Kaliningradit, duke thënë se “po luanin me zjarrin.”
20 avionë luftarak SU-27 dhe SU-24 kryen trajnime gjatë natës, duke simuluar sulme ndaj objektivave ajrore dhe tokësore në Kaliningrad, tha Interfax.
Nuk ka asnjë të dhënë për arsyen e nisjes së operacioneve.
/abcnews.al