Situata e epidemiologjike në Greqi ka shfaqur shqetësim tek autoritetet për shkak të përhapjes së variantit Delta.
Në një komunikim për mediat profesori i Inxhinierisë së Mjedisit në Universitetin e Selanikut, Demosthenes Saeigiannis ka paralajmëruar rritje të infeksioneve.
“Deri në fund të muajit do të kemi 3,500 raste në ditë, gjithashtu pritet që të kemi më shumë rritje të rasteve më pas”, ka thënë ai.
Më tej ai theksoi se nëse vaksinimi nuk do të arrijë në 75% atëherë Greqia mund të raportojë deri në 6 mijë raste në ditë./abcnews.al/