Paralajmërimi i zyrtarit evropian: Nëse Bosnja shpërbëhet, pasojat do të ndihen në të gjithë rajonin

schedule15:28 - 8 Nëntor, 2021

schedule 15:28 - 8 Nëntor, 2021

Nëse Bosnjë-Hercegovina shpërbëhet, pasojat do të ndihen në të gjithë rajonin. Kështu ka paralajmëruar për Reuters, përfaqësuesi i lartë evropian në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Nëse vendi ndahet, diçka që për momentin nuk është e afërt dhe nuk e synon asnjë shtet, Bashkimi Evropian dhe Serbia do të duhet të rikalibrojnë busullat e tyre politike.

Për mua, është në interesin e vetë Serbisë që Bosnjë-Hercegovina të ketë stabilitet. Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë edhe në marrëdhënien e vështirë mes Serbisë dhe Kosovës në një mënyrë të njëjtë ose të ngjashme”, tha Schmidt.

Komentet, i dërguari evropian i bëri pas paralajmërimit të liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, për krijimin e një ushtrie të serbëve të Bosnjës brenda federatës.

“Nëse kjo është e vërtetë atëherë komuniteti ndërkombëtar do të duhet të rimendojë seriozisht opsionet e veta”, tha Schmidt.

Shpërbërja e shtetit të krijuar pas rënies së Jugosllavisë nuk po ndodh tani, shtoi i dërguari evropian, ndërsa shtoi se nëse vijohet me degradimin e marrëveshjes së Dejtonit, “ka shumë gjasa që vendi të ndahet”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!