Paralajmërimi i OBSH-së: Situata në Gaza përkeqësohet çdo orë

schedule12:07 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 12:07 - 5 Dhjetor, 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim teksa bombardimet izraelite intensifikohen në jug të Gazës.

Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territorin e pushtuar palestinez, tha se situata “po përkeqësohet çdo orë”, shkruan Sky News.

“Ka bombardime të intensifikuara që po ndodhin përreth, duke përfshirë këtu në zonat jugore, Khan Younis dhe madje edhe në Rafah,” tha ai.