Paralajmërimi i Iranit për rrezikun e një sulmi terrorist, reagon Peskov: Unë s’di asgjë për këtë

schedule18:59 - 1 Prill, 2024

schedule 18:59 - 1 Prill, 2024

Kremlini pretendon se nuk dinte asgjë për një paralajmërim të mundshëm në lidhje me rrezikun e sulmit terrorist që Irani dyshohet se i përcolli Rusisë përpara masakrës në sallën e koncerteve në Crocus, në të cilën humbën jetën 144 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Jo, nuk di asgjë për këtë”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, sipas Tass. Reuters raportoi më herët, se sipas tre burimeve të mirëinformuara, Irani kishte paralajmëruar Moskën për rrezikun e një sulmi terrorist.

“Ditë përpara sulmit në Rusi, Teherani ndau me Moskën informacione për një sulm të mundshëm terrorist në shkallë të gjerë brenda Rusisë, të marrë gjatë marrjes në pyetje të njerëzve të arrestuar në lidhje me sulmet vdekjeprurëse në Iran”, tha një grua për Reuters.

Agjencia e lajmeve se në janar Irani arrestoi 35 persona, duke përfshirë një udhëheqës të dyshuar të terroristëve të ISIS-K, duke i akuzuar ata se ishin të përfshirë në sulmin e dyfishtë më 3 janar në Kerman, në të cilin u vranë pothuajse 100 njerëz./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!