Paralajmërimi i fortë i presidentit te Filipine për Kanadanë

schedule10:26 - 24 Prill, 2019

schedule 10:26 - 24 Prill, 2019

Filipine mund t’i shpallë luftë Kanadasë. Është ky paralajmërimi i presidentit të vendit Duterte i cili i kërkoi Kanadasë të largojë menjëherë mbeturinat e grumbulluara në Manila. Në rast të kundërt ai do të shpallë luftë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do t’i shpallë “luftë” Kanadasë nëse ajo nuk heq tonelatet me mbeturina që janë dërguar në Manila. Në një deklaratë për mediat në vend Duterte u shpreh se do i dërgojë javën e ardhshme në formë zyrtare këtë paralajmërim qeverisë kanadeze.

“Unë do të deklaroj luftë kundër tyre. Mbeturinat e Kanadasë janë në rrugë. Përgatituni, pasi mbeturinat tuaja po vijnë përsëri në shtëpinë tuaj”, shtoi ai.

Mbeturinat janë disa mbetje elektronike. Ato janë dërguar me anije nga Kanadaja gjatë viteve 2013 dhe 2014 dhe në vitet që pasuan kërkuan nga shteti aziatik që ti hedhë ato.

Kur kryeministri kanadez Justin Trudo vizitoi kryeqytetin filipinas Manila në vitin 2015 premtoi një zgjidhje nga ana e Kanadasë, si dhe premtoi që një rast i tillë nuk do të përsëritej më./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!