Rusia dhe Irani kanë marrë informacione rreth regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë për shtyp kreu i shërbimeve amerikane të zbulimit.
John Ratcliffe, drejtor i shërbimeve amerikane të zbulimit dhe drejtori i FBI-së, Chris Wray thanë se SHBA do të përgjigjej me masa ndëshkuese ndaj çdo vendi të huaj që ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020.
“Kemi konfirmuar se i njëjti informacion mbi votuesit është në dorë të Iranit, dhe gjithashtu Rusisë,” tha Ratcliffe gjatë një konference për shtyp.
“Kemi diktuar Iranin duke dërguar emaile me emra të sajuar për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump,” -tha ai të mërkurën në mbrëmje./abcnews.al

