Personat që janë të infektuar me grip dhe me Covid-19 kanë një nivel vdekshmërie më të lartë se të tjerët. Instituti i Shëndeti Publik në Angli (PHE) paralajmëroi se të dy viruset mund të qarkullojnë në të njëjtën kohë dhe ata i kanë bërë thirrje njerëzve të vaksinohen, raporton EveningStandard
Programi i vaksinimit të gripit është rritur dhe 30 milion njerëz do të vaksinohen këtë vit në Angli. Ka filluar një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me rrezikun e virusit, pasi një studim i ri tregoi se gjatë pikut të parë të pandemisë, njerëzit që ishin infektuar me të dy viruset kishin një rrezik më të lartë vdekshmërie, transmeton abcnews.al
Ndërsa shifrat ishin ende të vogla, rreziku i vdekshmërisë ishte gati gjashtë herë më i madh në mesin e atyre të infektuar krahasuar me popullatën e përgjithshme.
Studiuesit e PHE analizuan të dhënat e 20,000 personave të cilët u testuan për Covid-19 dhe grip midis 20 janarit dhe 25 prillit. Pesëdhjetë e tetë rezultuan të infektuar më të dy viruset. 43 përqind e njerëzve që ishin të infektuar me të dy viruset vdiqën krahasuar me 27 përqind të atyre që ishin pozitivë vetëm me Covid-19, transmeton abcnews.al
Gripi zakonisht vret rreth 11,000 njerëz çdo vit në Angli. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj gripit janë gjithashtu më të rrezikuar nga Covid-19, sipas zyrtarëve. Tre nga zyrtarët më të lartë të shëndetësisë në Angli i kanë bërë kërkesë njerëzve të vaksinohen.
Në vitet e kaluara, niveli i personave të prekur nga gripi ka qenë i ulët midis disa grupeve. Këtë vit njerëzit e kualifikuar për vaksinën e gripit përfshijnë:
– Fëmijët e shkollave fillore dhe nxënësit e klasës së 7,
– Fëmijët e moshave dy dhe tre vjeç,
– Moshat mbi 65 vjeç, njerëzit me sëmundje të mëparshme dhe gratë shtatzëna
– Punonjësit e shëndetësisë që kanë kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit për të cilët kujdesen.
Pas vaksinimit të grupeve me rrezik, do të fillojë vaksinimi i moshave mbi 50 vjeç. s.b/abcnews.al