Diplomati: Rusia kërcënim serioz i Ballkanit, ne e kemi nënvlerësuar. Gjermania, investime të fuqishme

schedule12:01 - 3 Mars, 2022

schedule 12:01 - 3 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin është kërcënimi numër një për Ballkanin. Kjo ka qenë deklarata e fortë e diplomatit Islam Lauka i cili i ftuar në studion e “ABC Live” ka deklaruar se këtë kërcënim ne e kemi nënvlerësuar. As Shqipëria dhe as Kosova nuk e kanë futur si kërcënim në strategjinë kombëtare, tha ai. Sulmi i Putin në Ukrainë sipas diplomatit ka pasur dhe një aspekt pozitiv duke i bërë shoqëritë e vendeve tona më të ndërgjegjshme për rrezikun që na kanoset prej presidentit rus.

Europa s’do jetë ajo që  ka qenë as Ballkani. Unë them se të paktën pres që politikanët ballkanas por edhe shoqëritë e vendeve tona të jenë më të ndërgjegjshme për faktin se çfarë është Rusia. Ne kemi përjetuar njëfarë parazitizmi. Rusia ka qenë dhe mbetet kërcënimi numër 1 i Ballkanit. Ne e kemi nënvlerësuar. Rusinë s’e kemi futur askund. Flitet për një dokument doktrinar siç është strategjia kombëtare dhe nuk figuron Rusia si kërcënim ku jemi ne. Nëse Kosova është sot pa subjektivitet ndërkombëtar të papërfunduar. Po nuk anëtare e OKB. Unesco. Sepse nuk do Rusia. Serbia është shërbëtore e Rusisë dhe fuqinë e vetë Serbia e merr nga Rusia. Ne nuk shënojmë një gjë që duket si drita e diellit. Rusa ka qenë është dhe mbetet kërcënim serioz”, tha ai.

Lexo edhe:“Po hedh në erë Evropën”, diplomati: Nëse luftë në Ukrainë zgjat, Putin do ndërsejë Dodikun

Putin sipas tij është i paparashikueshëm pasi po hedh në erë sigurinë e Evropës.

“Në kuadër të kthjellimit të perëndimit, të esëllimit me u bë esëll se i ka pas zënë rakia. Pavarësisht tragjizmit të kësaj situate kjo ka një element pozitiv, që na tregon se kemi  të bëjmë me një faktor shumë negativ që po hedh në erë sigurinë Europiane.  Një nga reflektimet e domosdoshme është që të pranojnë Kosovën. Tani që  po esëllohen a ta ndoshta na dëgjojnë më mirë. Po u pranua Kosova në Nato do jetë një ndihmë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Një nga vendet që ka marrë masa në këtë luftë është edhe Gjermania. Ajo ka vendosur të investojë 100 miliardë euro për mbrojtjen që do të thotë se do të bëhet fuqi ushtarake.

“Gjermania është një sinjal i fortë, sot ka marrë vendim 100 miliardë euro për mbrojtjen. Që do të thotë të bëhet fuqi ushtarake. 68 e ka Rusia. Është hov shumë i madh për mua i vonuar por pozitiv”.

Diplomati tha se sheh më shumë të kërcënuar Ballkanin sesa Baltikun.

“Potencialisht unë e shoh më të kërcënuar Ballkanin se Balltikun. Sepse Balltiku ka tre shtete të vogla janë ato. Kanë atë minën me sahat se kanë pakica Ruse. Përderisa janë të 3 anëtare të Natos unë se shoh shumë kërcënuese situatën në Balltik. Nëse i ikën mendja, ajo që ndërmori në Ukrainë për një lojtar racional  që logarit kosot dhe fitimet, unë se kam përjashtuar ndërhyrjen në Ukrainë. Duke njohur kush është Putin asgjë nuk përjashtohet prej tij. Sidoqoftë Ballkani është pikë nevralgjike.

Por edhe hallkë e dobët. Midis këtyre hallkave se shoh Kosovës si pikë të dobët. Se e ka KFOR-in aty.

Kurse Bosnja kemi Dodik i cili është një vegël e Putin. Putini ka ndihmuar dhe  ndihmon financiarisht, stërvit trupat. Unë kam frikë në rast se konflikti  zgjat në Ukrainë ai mund të ndërsejë Dodikun për të krijuar një problem  të madh për Evropën.

Unë mendoj që ne duke nxjerrë mësim ku jemi sot është koha të denoncojmë nismën Ballkani i Hapur. Ajo është tezë ruse Ballkani i ballkanasve, vendi që është dominues Serbia, po the Serbia ke thënë Rusia”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!