Paralajmërimi i Canës: Do të ketë ndryshime dramatike në Kosovë, do të jemi dëshmitarë

schedule22:29 - 8 Qershor, 2022

schedule 22:29 - 8 Qershor, 2022

Ish-ambasador i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë se qeveria ka obligim të ruajë marrëdhëniet me SHBA-në. Ai shton se Kosova duhet ta zërë trenin e fundit sa i përket dialogut me Serbinë dhe që ka ardhur koha t’i bashkohet Ballkanit të Hapur.

“Qeverisja ka obligime. E kemi parë një rezultat kur është dashur të merret një vendim kundër Serbisë është dashur të ketë rezolutë në Kuvend. Këtu duhet të ketë guxim, duhet të ketë kurajo”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Opozita ka të drejtë të kritikojë. Qeveria ka obligim që të ruajë raportin strategjik me SHBA-në dhe nuk ka individ apo lider që guxon ta shkelë. Nëse vazhdon kështu do të ketë ndryshime dramatike në Kosovë, do të jemi dëshmitarë”, shtoi ai.

Ai tregon pse Kosova duhet t’i bashkohet Ballkanit të Hapur dhe të përfundojë marrëveshjen me Serbinë.

“Duhet ta zëmë këtë tren dhe është shumë me rëndësi. Treni i fundit është për negociatat me Serbinë. Serbia është në situatë të disfavorshme sa i përket marrëdhënieve me BE-në dhe SHBA-në për shkak të Rusisë. Duhet të bashkohemi me Ballkanin e Hapur. Ajo tani ka më pak obligime se sa marrëveshje tjera sikur është CEFTA0“, përfundoi Cana. /Gazeta Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!