Zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe inteligjencës nga Izraeli dhe Arabia Saudite ndodhen në Uashington këtë javë ku do të zhvillojnë bisedime për Iranin.
Donald Trump ka urdhëruar një përforcim të pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik, në mënyrë që të jetë gati për veprime të mundshme ushtarake.
Izraeli, Arabia Saudite dhe vende të tjera në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë për ditë të tëra, duke parashikuar një sulm të mundshëm të SHBA-së.
Megjithatë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.


