Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali në Vlorë, ku janë përfshirë katër automjete.
Shkak është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një 60-vjeçare e cila është dërguar në spital për shkak të goditjes që ka marrë në kokë.
ABC ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duket se makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme. /Abcnews.al

