Paraja jashtë bankave në rënie/ BSH: Në janar qarkulluan 5.2 miliardë lekë më pak

schedule14:06 - 7 Mars, 2024

schedule 14:06 - 7 Mars, 2024

TIRANË- Ulet përdorimi i parave CASH në ekonomi. Të dhënat e Bankës e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar kanë qarkulluar 388,3 miliardë lekë  duke pësuar një ulje me 5.2  miliardë krahasuar me fundin e vitit 2023.Ky është një tregues i ecurisë së formalizimit të ekonomisë në vend si dhe nxitjes së pagesave nëpërmjet bankave.

Gjatë prillit në vend pritet të nisë  zbatimi i ligjit për llogaritë bazike në vend, në bazë të të cilit të gjithë pensionistët dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike do të mund të hapin llogari pa kosto shtesë.

Për të ulur informalitetin, por edhe për të lehtësuar pagesat, Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik.

Kjo u bë e ditur nga ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

Ky projekt do të zbatohet  në tre zona të ndryshme dhe në bazë të cilit pritet të përfitojnë 100 individë në Tiranë, 100 individë në Peshkopi, dhe po aq në Përmet .

Të përzgjedhurve qeveria do t’u mbushë llogaritë për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’i shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!