Paradite i dhimbte dhëmballa, pasdite ndërroi jetë, 32-vjeçari nga Kolonja nuk kishte sëmundje të mëparshme

schedule09:39 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 09:39 - 24 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në Kolonjë, ku një 32-vjeçar ndërroi jetë rrugës për në spital.

Gjatë paradites Genti Isai kishte pasur shqetësime nga një dhëmballë, për të cilën kishte shkuar dhe kishte marrë mjekim, ndërsa në orët pasdites nuk është ndjerë mirë, duke humbur më pas edhe jetën.

Lexo edhe: Ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari, më herët kishte marrë mjekime për dhimbjen e dhëmballës

Mësohet se lidhur me këtë ngjarje janë marrë deklarimet e stomatologut dhe të familjarëve, ndërsa pritet një raport paraprak nga ana e mjekut ligjor për të mësuar shkakun e vdekjes.

Dëri më tani nuk ka pasur denoncim nga familja, të cilët janë shprehur se Genti nuk ka pasur sëmundje të mëparshme.