Para e Paravarësisë e mbajtur për herë të parë në Tiranë mori vëmendje dhe pati një impakt të rëndësishëm edhe për vendin. Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, analisti Frrok Çupi e vlerësoi një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët kudo në botë dhe në Shqipëri.
Çupi theksoi se ky manifestim ishte një argument i fuqishëm kundër skeptikëve që thonë se kombi ynë është i keq.
“Ndodhi që u festua në një mënyrë jo thjesht festë, por ishte një vepër kombëtare. Një arkitekturë kombëtare. Shqiptarët nëpër botë u zgjuan fuqishëm, erdhën në Shqipëri, kjo për faktin se sot janë krenar për kombin e tyre. Prej një kohë shumë të gjatë në kishim një defekt dhe entuziazmin për kombin e quanin komunist. Ishte shumë e ndaluar të këndoje këngë shqip. Folklori popullor u përjashtua. Në rastin tonë jemi në një kohë kur shohim se sa pasuri i sollën këto dy dotë kombit. Pra kombi shqiptar nuk është i vogël është më shumë se sa numra. Në fushën e festës kishte mbi 200 grupe folklorike shqiptare dhe secili prej tyre ka elemente etnografike, këto janë pasuri të jashtëzakonshme. Pas viteve ’90 mos harrojmë se etnografia ishte ‘tharë’”, tha Çupi.
Gjithashtu analisti u shpreh se vlerat kombëtare kapërcyen grindjet që ka sjellë politike, dhe se ishte një ditë me shumë kuptim sidomos për bashkimin kombëtar.
“Është një vepër jo vetëm artistike, por edhe politike, sociale kombëtare dhe kjo u arrit duke vënë në plan të parë vlerat e kombit dhe u arrit edhe nëpërmjet qeverisë Rama duke i dhënë rëndësinë e duhur këtij organizimi. Në të gjithë botën është festuar, si një popull me virtyte të mëdha.
/abcnews.al/