Parada e 9 Majit, Toçi: Në sytë e Putinit kishte frikë dhe pasiguri, raketat britanike në Ukrainë mund të ndryshojnë rregullat e lojës

schedule20:40 - 11 Maj, 2023

schedule 20:40 - 11 Maj, 2023

 

Kolonel Çlirim Toçi, i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, foli në lidhje me paradën e 9 Majit dhe po ashtu për raketat britanike që kanë shkuar në Ukrainë.

Në lidhje me paradën në Sheshin Kuq, Toçi tha se kjo ishte parada më e varfër e parë ndonjëherë. Ai shtoi se në sytë e Putinit shikohej frikë dhe pasiguri.

Parada e 9 Maj, ishte një nga paradat më të vakta në histori. Opinioni e priste që do të kishte një reagim më të vakët, por jo një paraqitje të tillë të forcave ruse.

Në sytë e Putin shikohej frika dhe pasiguria, shikohej pak a shumë ajo që Rusia po has vështirësi në Ukrainë” tha koloneli.

Në lidhje me raketat britanike që kanë mbërritur në Ukrainë, koloneli tha se ata duan pak kohë që të përfshihen në artileri, por janë armë që mund të ndryshojnë rregullat e lojës.

Kjo do të jetë një vlerë tjetër e shtuar për Ukrainën. Ukrainas do të kenë një mundësi më shumë për të fituar ndaj Rusisë.

Për mua këto raketa britanike mund të ndryshojnë rregullat e lojës në terren. Por do ta shohim me kohën.

Për momentin avionë Ukrainës i kanë dhënë Polonia dhe Sllovakia që janë të modelit lindor” shtoi Toçi.r.t/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!