Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paraburgimi, jo më masë e parë/ Petraj: Hap i duhur, por duhet rregulluar me çdo kusht Kodi Penal

schedule18:38 - 9 Prill, 2026

schedule 18:38 - 9 Prill, 2026

TIRANË– Gjykata e Lartë e Shqipërisë pritet të ndryshojë praktikën për vendosjen e masave të sigurisë nga gjykatat, duke mos nisur direkt nga masa më e rëndë “arrest në burg”, siç është bërë deri tani.

Praktika e re do të detyrojë gjyqtarët që para se të shkojnë te paraburgimi, të sjellin fakte e prova për domosdoshmërinë e saj dhe të arsyetojnë në mënyrë të individualizuar përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme.

Kolegjet e Bashkuara diskutuan nevojën e këtij ndryshimi, që vjen si domosdoshmëri e ndryshimeve ligjore të vitit 2017 dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Avokati i njohur Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Tirana Live” u shpreh se ky është hap shumë pozitiv, edhe pse duhej bërë kohë parë.



Ai theksoi se ky sinjal do t’i detyrojë institucionet dhe do t’i vendosë ato para përgjegjësisë reale për të argumentuar në mënyrë të saktë një masë shtrënguese, të cilët pretendojnë ta aplikojnë ndaj personave të caktuar.

Avokati thekson se në sistemin e drejtësisë në Shqipëri pjesa humane nuk zbatohet absolutisht dhe kjo është një praktikë, e cila bie ndesh me vlerat e familjes europiane, aty ku dhe Shqipëria synon të anëtarësohet.

Më tej, Petraj theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente të rregullojë Kodin Penal.

“Diçka pozitive, por tepër e vonuar. Ka vend për tu diskutuar. Ata i kam mbyllur njerëzit në burg me dhe pa prova. Gjykata e Lartë duhet ta japë të shteruar mendimin se pse dhe kur duhet të jepet një masë shtrënguese. Kjo fillon që nga Policia, Policia duhet të jetë më korrekte që kur vendosë një masë ndaluese për një qytetar.

Ky vendim nuk është se e detyron prokurorin apo gjyqtarin.  Ky vendim do t’i vendosë institucionet para përgjegjësisë për të bërë një vendim apo një kërkesë më të saktë. Duhet rregulluar me çdo kusht Kodi Penal.

Berisha i bën presion drejtësisë. Nëse nuk edukohet politike te ne, ne nuk kemi asgjë në terezi. Të rregullohet Kodi i Procedurës Penale. Ata që  na shesin moral janë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!