Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur për të ndryshuar praktikën e njesuar te vitit 2011 per vendosjen e masave te sigurimit personal nga gjykatat.
Praktika e re do të detyrojë gjyqtarët që para se të shkojnë te masa më e ashpër e arrestit ne burg, duhet të arsyetojnë përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme.
Mbledhja mbahet nën drejtimin e kryetarit Sokol Sadushi, që inicioi thirrjen, për të shqyrtuar praktikën e vendosjes së masave të sigurimit personal.
Mbledhja “Për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal”.
Në vendimin mbi bazën e të cilit aktualisht vendosen masat, është mbajtur qëndrimi se gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit, gjykata mund të mos analizojë alternativat, por mjafton të pohojë përshtatshmërinë e masës që vendos. Me praktikën e re, gjykata duhet të arsyetoj përse nuk mund të vendosen masa më të lehta, dhe është e domosdoshme arresti me burg. Cdo rast duhet të jetë individualizuar në arsyetim dhe jo bazuar në sterotipe të përgjithshme. Ndryshimi i praktikës vjen edhe si nevojë, e ndryshimeve ligore te ndodhura në 2017 dhe Konventes se te Drejtave te Njeriut.
Cështja konkrete është ajo e Bektash Zenelit. Në gjykatë ishin edhe gjyqtari dhe prokurori i cështjes. Nëse votimi nw pwrfundim tw mbledhjes del 8 me 8 votimi përsëritet, dhe nëse edhe pas votimit të dytë do të kemi barazim, përcaktues do të jetë vota e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi./abcnews.al


