“Para tre ditësh kemi vrarë dikë”, publikohet video e vajzës që dyshohet se ekzekutoi babain me të dashurin

schedule11:26 - 11 Qershor, 2021

schedule 11:26 - 11 Qershor, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Amerikë ku dy adoleshent dyshohet se kanë vrarë një person.

Mediat vendase bëjnë me dije se përmes një video të postuar në rrjetet sociale nga autoritetet e Las Vegasit, me protagonist 18 vjeçarin  Aaron Guerrero dhe të dashurën e tij 16 vjeçaren Sierra Halseth, ka ngritur dyshimet se ato mund të jenë autorët e vrasjes së babait të kësaj të fundit.

Video e zbuluar nga policia tregon dy adoleshentët, Aaron Guerrero dhe Sierra Halchet, duke qeshur dhe duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen. Ndër të tjera kjo është një video që është regjistruar nga vetë çifti i adoleshentëve të cilët janë të fshehur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prill, ku Daniel Halchet u gjet i djegur në shtëpinë e tij.

Mirësevini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tretë që kur kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta.

Mos e thuaj këtë para kamerës”, thotë Halchet, e cila duket se po argëtohet me guximin e të dashurit të saj.

“Ia vlente” shton ai dhe e ledhaton atë me butësi dhe të dy shpërthejnë në të qeshura.

Ndërkohë një moment nga pamjet duket se ai bën një veprim sikur po e mbyt të dashurën më pas e përqafon dhe e puth në ballë.

Skena është e tmerrshme kur mendon se këta dy fëmijë kanë kryer vrasjen e babait të vajzës, i cili ishte kundër lidhjes së tyre. Sipas mediave policia arrestoi adoleshentët në Salt Lake, Utah, gjashtë ditë pasi trupi i djegur i Daniel Halchet u gjet në rrënojat e shtëpisë së tij.

Policia beson se të dashuruarit adoleshentë i vunë flakën për të fshirë gjurmët e tyre pas vrasjes, dhe më parë copëtuan trupin e 45-vjeçarit me një sharrë elektrike. Ndërkohë nuk dihet nëse çifti i adoleshentëve e ka ngarkuar këtë video në rrjetet sociale apo e kanë pasur vetëm në telefonin e tyre. e.su./abcnews.al