“Para tij është humnera”, Nazarko: Kurti i vetëm në këtë aventurim, besoj do të tërhiqet

schedule13:02 - 14 Qershor, 2023

schedule 13:02 - 14 Qershor, 2023

KOSOVË- Bashkimi Evropian nuk e ka “personale” me popullin e Kosovës, por me kryeministrin Albin Kurtin dhe qeverinë e tij. Kështu u shpreh analisti i njohur Mentor Nazarko, në studion e ABC News.

“Ai është duke i shkatërruar të gjithë burimet diplomatike, por për hir të së vërtetës, nuk është vetëm Kurti, por është dhe një pjesë e elitës, që kanë ushqyer në shoqëri këto lloj sjelljeje. BE se ka me Kosovën, por e ka kryesisht me Albin Kurtin dhe qeverinë e tij. BE, dhe Rama është pjesë e kësaj loje, dhe po përpiqet ta diferencojë dhe izolojë sjelljen e Kurtit në raport me sjelljen e të gjithë Kosovës”, tha ai.

Bazuar në leximin e veprimeve dhe akteve politike, Nazarko thotë se Kurti do të tërhiqet duke besuar se nuk do ta çojë vendin drejt humnerës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtoi Nazarko po përpiqet të negociojë një tërheqje dinjitoze, e cila shkon në favorin e vet, qoftë dhe për interesa të brendshme politike.

“Përpara z. Kurti dhe qeverisë së tij është ose humnerë ose një mur i trashë i gurtë, unë besoj se ai do të tërhiqet. Nuk e di momentin se kur do të tërhiqet. Tërheqja e tij është diçka shumë e thjeshtë. Unë mendoj se po, ai po përpiqet të negociojë një tërheqje dinjitoze në favor të vet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, unitetit i plotë i Bashkimit Evropian në raport me “kritikat e ashpra” për Albin Kurtin shihen si tepër shqetësuese. Ai shtoi se veprimet që po bën Kurti sot i ka bërë edhe Haradinaj pak vite më parë, por atëherë, kishte një dallim pasi  disa vende brenda BE-së kishin simpati ndaj Haradinajt.

“Është tregues i qartë se ekziston po themi konsensusi i plotë brenda BE. Sjellja e tij, nuk është sjellje ta zëmë  që ka simpatinë e një pjesë të BE.  Kjo që po bën Kurti e ka bërë edhe Haradinaj para 4 vjetësh,  por në atë kohë ai kishte mbështetjen e Anglisë dhe Gjermanisë, të cilët ishin kundër  ndërmjetësimit të Trumpit në dialogun Kosove-Serbi.”,  tha ai.

Analisti i cilësoi si “aventurim të pakuptimtë” sjelljet politike të kryeministrit të Kosovës.

” Ndërkohë që ky konsensus Brenda BE, që është organizatë kolektive,  është tregues I qartë se askush nuk e mbështet, ndoshta Anglia, por sjellja angleze,  ajo nuk ëhstë pjesë e BE është një sjellje që është në mes SHBA dhe BE dhe nuk besoj se ata janë duke e mbështetur një aventurim të pakuptimtë”-u shpreh Nazarko/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!