“Para shembjes së teatrit nuk flisnin me njëri-tjetrin”, gazetarja në ABC: Artistët të paorganizuar

schedule21:01 - 2 Prill, 2021

schedule 21:01 - 2 Prill, 2021

Këtë të premte në “Bardh a Zi” në ABC janë dërguar në gjyq artistët. Gjatë bisedës në studio u diskutua për rolin e artistëve në shoqëri, mungesën e unitetit mes tyre, si dhe marrëdhënia e tyre me pushtetin.

Neritan Liaçaj u shpreh se në vendin tonë nuk është hequr ende dorë nga mendësia ku shteti kontrollon artin. Këtë ai e ilustroi me Teatrin Kombëtar, i cili sipas tij, është një teatër shtetëror që varet nga ministria e Kulturës.

Kurse, kompozitorja Diana Ziu tha se mes shtetit dhe artistëve ekziston një hendek i madh. Ziu vuri në dukje se ata qe e drejtojnë artin janë injorantë për fushën, dhe kjo i bën artistët që të lodhen në shpirt.

“Një hendek i madh mes shtetit dhe artistëve, edhe rebelët nuk dëgjohen, por edhe ata që janë të heshtur, këtu mungon gjithçka. Edhe të artistët janë të lodhur, janë të plakur. Ata që drejtojnë artin, janë injorantë për fushën. Janë bosh në shpirt. Kanë frikë dhe vënë njerëz që nuk marrin vesh.”

Por, nga ana tjetër, Magdalena Alla vuri në dukje se mes artistëve mungon uniteti. Sipas saj, ata e kanë ngritur zërin vetëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Kanë reaguar vetëm për teatrin kombëtar. Ka shumë probleme të tjera. Reagojnë kur u preket një interes madhor i drejtpërdrejtë. Nuk i shoh të jenë pararojë i zhvillimit të shoqërisë. Duhet të ishin pararojë e veprimit.”

Edhe për Rudin Satën, kryetar i sindikatës së artistëve, fajin për gjendjen e artistëve e ka politika.

“Politika ka bërë një kornizë ligjore që bën presion.. Këta fusin në përfaqësim gjoja të artistëve, nuk rekrutojnë..”

Megjithatë, zonja Alla këmbëngul se artistët duhet të jenë më të bashkuar dhe më të organizuar në mënyrë që zëri i tyre të ketë peshë.

“Pa qenë puna për prishjen e teatrit, unë mendoj që nuk flisni me njëri-tjetrin…Nëse do dinë të shprehen, të organizohen…Keni 30 vite që mbaj mend që keni reaguar vetëm për prishjen e teatrit.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!