Para se të shkojë në çerdhe, vajza 3-vjeçare e Kylie Jennerit po hap një markë

schedule07:28 - 15 Korrik, 2021

schedule 07:28 - 15 Korrik, 2021

Stormi Webster do të hapë markën e saj të parë të suksesshme, para se të shkojë në çerdhe.

Lajmin e bukur e ka dhënë nëna e saj, Kylie Jenner, në një video që ajo ka publikuar në kanalin e saj në Youtube dhe ku flet për linjën e bukurisë. Në video, Jenner dhe e ëma e saj diskutojnë për linjën e gjatë të grave sipërmarrëse në familjen e tyre, modelet që Stormi ka në jetën e saj për të ndjekur.

Në pamje shihet Stormi në zyrat e “Kylie Cosmetics”, me një tavolinë rozë e të bardhë për fëmijë, të cilën Jenner e quajti “zyra ku Stormi i kryen bizneset e saj”.

Ajo shtoi: “Aktualisht ajo po lanson një markë sekrete të vogël së shpejti me të cilën kemi punuar për ca kohë”.

Nuk dihet për çfarë marke bëhet fjalë dhe sa është e përfshirë 3-vjeçarja, por gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!