Para shpërthimit të trazirave, Kongresi pati mundësinë që të certifikonte vetëm 12 nga 538 vota elektorale Protestuesit pro-Trump sulmuan Kapitolin në SHBA , duke ndërprerë një sesion të përbashkët të Kongresit ku ligjvënësit pritej të certifikonin fitoren e Joe Biden në Kolegjin Zgjedhor.
Procesi i certifikimit të votave elektorale funksionon alfabetikisht, me ligjvënësit që fillojnë me Alabama dhe pastaj punojnë përmes shteteve në rend alfabetik.
Kongresi kishte certifikuar vetëm dy shtete, nëntë votat e Kolegjit Zgjedhor të Alabama dhe tre Alaska – para se të fillonin trazirat. Të 12 votat i shkuan Presidentit Trump.
Janë gjithsej 538 vota elektorale, një për çdo kongresist dhe senator plus tre për Uashington, DC. Ligjbërësit ishin në procesin e diskutimit të 11 votave të Kolegjit Zgjedhor të Arizonës kur filluan trazirat.
Disa ligjvënës të Partisë Republikane kundërshtuan votat që ishin për Biden, duke bërë që Dhoma dhe Senati të tërhiqeshin në dhomat e tyre për të debatuar kundërshtimin.
Pasi shpërthyen trazirat, mbledhja e Kongresit u pezullua. Nuk është e qartë kur ata mund të mblidhen përsëri për të vazhduar procesin e çertifikimit. s.b/abcnews.al/