Si afrikanët jetonin të lirë në Angli para tregtisë së skllevërve

schedule12:33 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:33 - 13 Tetor, 2020

History Today

Juan Gelofe, një skllav 40-vjeçar nga Afrika Perëndimore, bisedoi me një marinar anglez, William Collins, në një minierë argjendi meksikane në 1572.

Juan tha se Anglia ishte  vend i mirë pasi nuk kishte skllevër. Collins e konfirmoi duke theksuar se të gjithë njerëzit në Angli janë të lirë. Në 1586 Pedro de Arana i shkroi Dhomës të Tregtisë spanjolle, se punëtorët me ngjyrë ishin të lirë.

Parlamenti kurrë nuk kishte asnjë kod ligjor që përshkruante dhe krahasonte skllavërinë me vendet e tjera si në Francë, Holandë apo  Virxhinia dhe shtetet e tjera amerikane në vitet 1670.

Në vend të kësaj, ai u la i lirë kur mbërriti në tokën angleze.  William Harrison, në përshkrimin e tij për  Anglinë rreth 20 vite më vonë tha:

Për sa i përket skllevërve ne nuk kemi asnjë skllav; i tillë është privilegji i vendit tonë, që nëse vjen ndonjë  këtu nga vendet e  tjera, do të jesh i lirë si të zotët.

Megjithëse kjo ishte për të treguar më të mirën e Anglisë, në fakt ka diçka të vërtetë rreth saj.

Kjo është jehonë e përvojave të afrikanëve në Angli. Në vitet e para të mbretërimit të Henry VII, mbreti la të lirë Pero Alvarez, një afrikan që kishte ardhur nga Portugalia.

Akti nënshkrimit dhe vlefshmëria e tij u konfirmua nga mbreti João II i Portugalisë në 1490. Pas një shekulli më vonë, Diogo, një afrikan, i cili ishte sjellë në Angli nga një pirat anglez në 1614, raportoi më vonë se sapo mbërriti në tokën angleze ai ‘menjëherë u la i lirë, sepse në atë mbretëri askush nuk ishte skllav’.

Nuk ka asnjë  provë, nëse afrikanët trajtoheshin si skllevër, bliheshin dhe shiteshin, u nënshtroheshin rrahjeve brutale dhe ndëshkimeve të tjera të ashpra fizike dhe nuk merrnin asnjë pagesë ose kompensim tjetër për punën e tyre.

Rasti i vetëm i njohur është kur një afrikan mbajti kamxhikun për të rrahur një tjetër afrikan, transmeton abcnews.al

Afrikanët paguheshin për punën e tyre. John Blanke, muzikanti që luante për Henry VII dhe Henry VIII, paguhej 8 monedha në ditë në 1507.

Kjo u dyfishua në vitet e para të mbretërimit të Henry VIII, pasi Blanke kërkoi për rritje page. John Anthony, një marinar me qendër në Dover, u pagua 30 paund plus në 1620 për punën e tij në bordin e Falcon Silver .

‘James the Blackamoor’, kuzhinier në Earl of Bath në Tawstock, Devon, paguhej 4 paund në vit. Pagat nuk ishin mënyra e vetme në të cilën paguheshin nëpunësit e të gjitha etnive. Harry Domingo, u pagua për detyra specifike, të tilla si rënia e borive, në vend që të merrte një pagë të rregullt.

Disa punonin vetëm për tu strehuar, dhe blinin veshje që shpesh siguroheshin nga shpenzimet e familjes.

‘Nageir the Moor’, i cili punoi për Lord Regent James Stewart, Earl of Moray, kishte veshje të ndryshme, të realizuara posaçërisht për të në fund të viteve 1560. Afrikanët gjithashtu u mirëpritën në Kishën e Anglisë, e cila i pagëzoi, i martoi dhe i varrosi. Kjo ishte një shenjë që ata ishin pranuar në një shoqëri tepër fetare.

Mbi 60 afrikanë u pagëzuan në Angli midis viteve 1500 dhe 1640. Një faktor që përkufizonte lirisë ishte se afrikanët u lejuan të dëshmonin në gjykatat angleze. Në 1548 Zhak Françesk, një roje bregdetare i cili zbuloi sende nga rrënojat e Mary Rose, dëshmoi në Gjykatën e Lartë.  Edward Swarthye, roje që punonte për Edward Wynter në Gloucestershire, ishte dëshmitar në një çështje gjyqësore në 1597.

Gjatë gjithë historisë, skllevërit ose njerëzit e lirë e kishin të ndaluar të dëshmonin, pjesërisht për shkak të shqetësimit se ata do të detyroheshin nga rrethanat e tyre për të thënë çdo gjë që i kishin urdhëruar të tjerët.

Ky sigurisht nuk ishte rasti kur një afrikan dha një dëshmi e cila çoi në ekzekutimin e  zotit të tij në 1609.

Bujkrobërit e Anglisë mesjetare nuk mund të paraqisnin prova në gjykatë. Në vitet e para të kolonive amerikane, afrikanët ishin në gjendje të dëshmonin por sapo statusi i tyre si skllevër u konfirmua, iu mohua kjo e drejtë.

Ekziston një supozim se të gjithë afrikanët në Britani para vitit 1833 kanë qenë skllevër. Para se Anglia të themelonte plotësisht kolonitë ose të përfshihej tërësisht në tregtinë e skllevërve, afrikanët që shkelën në tokën angleze u lanë të lirë. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!