Ditën e djeshme, stafi stërvitor i Barcelonës së bashku me lojtarët ka analizuar humbjen në Champions League ndaj Interit.
Sipas Mundo Deportivo, para ndeshjes, Xavi i dha ekipit tre detyra kryesore:
1. Jini më të guximshëm dhe gjuani më shpesh nga jashtë kuadratit.
2. Shtrijeni më shumë fushën pa u mbështetur shumë te Dembele.
3. Lëvizni vazhdimisht për të rrëzuar orientimet e rivalëve.
Xavi thuhet se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si lojtarët po i bënin këto gjëra. Bëhej fjalë për lojtarë të veçantë emrat e të cilëve nuk përmenden.
Detyra e stafit stërvitor për seancat e ardhshme stërvitore është përmirësimi i dy pikave të fundit. /G.D abcnews.al/