Para gjykatës, por pa kapele/ Dhëndri i Berishës, akuzohet për korrupsion e pastrim parash

schedule16:09 - 23 Tetor, 2023

schedule 16:09 - 23 Tetor, 2023

Gjykata i ka dhënë sërish kohë avokatëve mbrojtës dhe ka shtyrë  me dy orë seancën për Jamarbër Malltezi. Senca pritet të nisë në orën 18:00.

Jamarber Malltezi doli i buzëqeshur por pa kapele sot para Gjykatës se Posacme për njohjen me masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij. Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se u gdhi brenda natës milioner mbi nje truall të marrë shtetit paligjshmërisht dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit partizani.

ABC News ka siguruar foton e Jamarbër Malltezit brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, ku do të njihet me masën e sigurisë. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK.

Nën hetim për këtë dosje është vënë edhe ish kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Ndaj Berishës është vendosur masa detyrim paraqitje dhe është ndaluar që të dalë jashtë vendit. Kreu i Foltores, në një konferencë për mediat të shtunën vonë, i cilësoi akuzat ndaj tij si politike.

SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!