Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit në bashkëpunim me uniformat blu të Gjirokastrës këtë të martë pasi mbanin para të falsifikuar. Ata janë G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, të gjithë banues në Memaliaj.
Arresimi i tyre u bë pasi në “Rrethrrotullimi i parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara./abcnews.al