Para Eurovisionit, Ronela Hajati do të jetë pjesë e një tjetër festivali

schedule09:22 - 1 Mars, 2022

schedule 09:22 - 1 Mars, 2022

Ronela Hajati do të jetë e ftuar speciale në finalen e “Selecţiei Naţionale”, festivali ku Rumania do të përzgjedhë përfaqësuesin për në Eurovision 2022. Këngëtarja do të këndojë versionin e ri të këngës “Sekret” për të cilën ka punuar me disa producentë të njohur në Angli.

Lajmin e ka bërë me dije Eurovision Albania përmes një postimi në rrjete sociale. Kujtojmë që klipi i këngës së Ronelës pritet të publikohet me 4 Mars. Këngëtarja ka zbuluar se performanca në Torino, ku do të mbahet festivali, do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i Këngës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Albania (@eurovisionalbania)

“Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë që këndojnë këngë të ndryshme. Klipi do të jetë si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika.”, u shpreh këngëtarja. /abcnews.al