Para apo pas mëngjesit? Mjekët shuajnë dilemën se kur duhet t’i lajmë dhëmbët

schedule08:03 - 20 Janar, 2022

schedule 08:03 - 20 Janar, 2022

Kur duhet t’i lajmë dhëmbët, para apo pas mëngjesit? Kjo është një dilemë që na shoqëron prej kohësh. Ndërsa disa praktikojnë pastrimin e dhëmbëve sapo të ngrihen nga shtrati, të tjerë mendojnë se është më mirë t’i lajnë pas mëngjesit, në mënyrë që të largohen mbetjet e ushqimit nga goja.

“Lani dhëmbët, hani mëngjes dhe pini kafe në më pak se 30 minuta dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë”, këshillon dentisti Dr. Suhail Mohiudin. Ai shton se dhëmbët nuk duhen larë pas mëngjesit sepse acidi në gojë mund të shkatërrojë smaltin e tyre.

Një nga dentistët më të famshëm britanikë, Dr Richard Marquez pretendon se nuk ka rëndësi nëse i lani dhëmbët para apo pas mëngjesit, por rëndësi ka sa kohë kalon mes dy aktiviteteve. Këshilla e tij është që të mos lani dhëmbët të paktën gjysmë ore pas vaktit ose t’i lani të paktën dhjetë minuta para vaktit.

“Ajo që ka rëndësi është sa kohë prisni ndërmjet këtyre aktiviteteve. Domethënë, smalti i dhëmbëve që mbulon dhëmbët dobësohet përkohësisht pas ngrënies për shkak të acideve të pranishme në ushqim, kështu që larja menjëherë pas ngrënies rrezikon ta dëmtojë atë”, shpjegoi ai. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!