Para 3 muajsh u helmuan, krutanët s’furnizohen me ujë të pijshëm: Lëmë qumështin dhe e blejmë

schedule15:51 - 17 Janar, 2022

schedule 15:51 - 17 Janar, 2022

Nga Ahmet Zani

Kanë kaluar 3 muaj nga helmimi masiv në qytetin e Krujës, por ende banorët nuk e konsumojnë ujin e rrjetit që u vjen në shtëpi. Kanë frikë se kjo mund të ndodhë sërish.

Thonë se ujin e çezmës e përdorin vetëm për nevoja personale. Për të gatuar janë të detyruar ta blejnë.

“Jemi të frikësuar. Nuk e kemi pirë ujin në çezme. Ka dy muaj që e blejmë. Se nuk kemi besim më”, shprehen disa prej tyre.

Për shkak të pamundësisë shumë prindër për të pasur ujë për fëmijët, kanë hequr dorë nga disa blerje.

“Do lëmë qumështin mangut dhe do blejmë ujin”, thotë një tjetër.

Për të ardhur keq është fakti se jot ë gjithë e blejnë. Ka familje që e konsumojnë ujin që u vjen.

Në tetor të vitit të kaluar 600 banorë të Krujës u helmuam nga uji i cili rezultoi me fekale. Kjo situatë zgjati për disa ditë.

Prokuroria e Krujës procedoi për shpërdorim detyre 3 zyrtarë të ujësjellësit në këtë qytet. Ata janë pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!