Paqja në Ukrainë/ Kryeministri spanjoll thirrje liderit kinez të bisedojë më Zelensky

schedule15:14 - 31 Mars, 2023

schedule 15:14 - 31 Mars, 2023

 Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i ka bërë thirrje presidentit kinez, Xi Jinping, të flasë me Presidentin Volodymyr Zelensky, për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sanchez, duke folur në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në Kinë, tha se e kishte informuar Xi se Spanja mbështet propozimet e Zelenskiy, të cilat përfshijnë një kërkesë për të rikthyer kufijtë e territorit të Ukrainës përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014.

Sanchez vlerësoi dy aspekte të planit të paqes të Kinës për Ukrainën,  “refuzimin e saj të plotë dhe kategorik jo vetëm të përdorimit, por edhe të kërcënimit për përdorimin e armëve bërthamore” dhe respektimin e saj për integritetin territorial.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!