Paqja dhe stabiliteti global, Kina shprehet e gatshme të bashkëpunojë me Korenë e Veriut

schedule08:40 - 26 Nëntor, 2022

schedule 08:40 - 26 Nëntor, 2022

Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut , Kim Jong Un, në të cilën ai theksoi se Pekini është i gatshëm të bashkëpunojë me Phenianin për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin rajonal dhe global, sipas një lajmi nga agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.

KCNA nuk përmendi lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut, të cilat kanë rritur tensionet në Gadishullin Korean në vazhdën e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut.

/abcnews.al