Paqëndrueshmëria e motit, mjekët: Sjell komplikacione në shëndet

schedule14:15 - 10 Maj, 2019

schedule 14:15 - 10 Maj, 2019

Ndryshimi i stinëve dhe kushtet e pavaforshme të motit, sjellin shpesh edhe komplikacione në shëndetin e gjithsecilit, por në veçanti në shëndetin e fëmijëve. Mjekët specialistë japin dhe këshillat përkatëse për të përballuar çdo komplikacion, ku veçojnë ato të dietave të pasura me sa më shumë lëngje.

Kalimi nga njëra stinë në tjetrën, por dhe kushtet meteorologjike të ditëve të fundit kanë sjellë ndryshime në gjendjen shëndetësore tek një pjesë e mire e qytetarëve.

Mjekët specialistë bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe disa nga komplikacionet shëndetësore janë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, temperature dhe rrufa, kryesisht tek të vegjlit

Grupmoshat më të prekura nga këto komplikacione, sipas mjekëve janë ato nga zero deri në 12 muaj, për shkak edhe të imunitetit të tyre.

Ajrimi i ambienteve dhe dietat e pasura me lëngje janë edhe disa nga këshillat që mjekët japin për të përballuar sa më lehtë çdo komplikacion të mundshëm./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!