Asnjë gol dhe aspak spektakël. United dhe City ndanë pikët në derbin e fundit sezonal në Premier League pas barazimit 0-0.
Rezultati i drejtë i sfidës së luajtur në “Old Traford” ku të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos humbur se sa për të fituar.
Kjo konfirmohet nga statistikat e përballjes. Gjithsej shtatë goditje në portë, me United që dominoi në pjesën e parë dhe City që u përgjigj në të dytën.
Por asnjë prej skuadrave nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa derbi u mbyll ashtu si nisi. Me këtë barazim, skuadra e Pep Guardiola mbetet në vendin e pestë, me 52 pikë, vetëm 1 pikë larg zonës Champions.
Nga ana tjetër, Manchester United renditet në vendin e 13 dhe jashtë çdo objektivi në këtë sezon të Premier.
Nuk kaloi një të dielë të mirë Liverpul, që pësoi humbjen e dytë sezonale në kampionatin anglez. “Të kuqtë” I dhanë fund serisë pozitive në fushën e Fulham, që fitoi 3-2 me përmbysje.
Pas epërsisë së shpejtë me MacAllister, të besuarit e Arne Slot patën një “black out” të vërtetë në gjysmën e dytë të pjesës së parë, ku në 15 minuta pësuan tre gola.
Pas pushimit, Luis Diaz vetëm sa zbuti diferencën për Liverpul, që gjithses shkon I qetë drejt titullit kampion me nëntë pikë më shumë se Arsenal, kur mbeten edhe shtatë javë deri në fund të këtij edicioni të Premier League.

