Paqe në Durrës mes Skënderbeut e Kukësit, plot 4 gola në Partizani-Struga

schedule18:00 - 10 Tetor, 2020

schedule 18:00 - 10 Tetor, 2020

Janë mbyllur edhe dy sfida të tjera miqësore. Takimi në Durrës mes Skënderbeut dhe Kukësit, është mbyllur i barabartë me rezultatin 1-1. Pusi shënoi për “Ujqërit e Dëborës” në minutën e 40-të, duke çuar Skënderbeun në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Ndërsa sfida mes Partizanit dhe Strugës, pa plot 4 gola, por në fund nuk pati fitues. Takimi i mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. Broën dhe një autogol Mecinoviç ishin autorët e golave për Partizanin, ndërsa Lena dhe Altiparmakovski për miqtë./abcnews.al

Miqësore, 10 tetor 2020

Partizani – Struga  2-2
Brown 65′, Mecinoviç (aut) 89’/ Lena (11m) 60′, Altipamarkovski 74′

Skënderbeu – Kukësi  1-1
Pusi 40′ / Ibraimi 49′

Formacionet fillestare:

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Qaqi, Bicaj, Govori, Taipi, Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah, Shabani. Trajner: Julian Ahmataja

Kukësi: Xhika, Demiri, Lulaj, Horic, Dragoshi, Taipi, Ymeri, Leira, Gashi, Ibraimi, Eze. Trajner: Skënder Gega

Partizani: A.Teqja, Belica (kap), Idrizi, Bitri, Balla, Hyseni, Broja, Bardhi, Cara, Solomon, Asani
Trajner. Ilir Daja