Papu Gomez i shton “benzinë zjarrit” pas finales: Roma u ankua shumë, arbitri mori vendimet e duhura

schedule12:51 - 3 Qershor, 2023

schedule 12:51 - 3 Qershor, 2023

Mbrëmjen e së mërkurës, “andaluzianët” e Sevilla ngritën nën qiellin e Budapestit, trofeun e UEFA Europa League, për herë të 7-të në historinë e klubit, pas mundën 4 me 1 pas goditjeve të penalltive, “verdhekuqtë” e Romas së Jose Mourinho.

Pas ndeshjes, por dhe gjatë saj polemikat ishin të shumta, me kampin italian që akuzonin gjatë gjithë ndeshjes arbitrin për favorizim e gjithçka eskaloi pas përfundimit të ndeshjes, ku tifozët nuk lejonin arbitrin anglez, Anthony Taylor të largohej nga “Puskas Arena”.

Mirëpo, ndryshe nga italianët, lojtarët e Sevilla dukej se ishin të kënaqur me “favorizimin” e arbitrit, ku një koment të shkurtër, mbi performancën e arbitrit anglez e bërë dhe “fantazisti” i Sevilla, Papu Gomez, i cili tha se Roma u ankua shumë.

“Unë sinqerisht mendoj se ai bëri një punë të mirë dhe mori vendimet e duhura. Ndoshta Roma u ankua shumë”,- u shpreh ish-“fantazisti” i “bergamaskëve” të Atalanta, për mediat italiane. /i.m /abcnews.al