Papa letër kryepeshkopit Joan: Të vazhdojë angazhimi për bashkëpunim mes kishave në Shqipëri

schedule22:13 - 29 Mars, 2025

schedule 22:13 - 29 Mars, 2025

Kreu i kishës katolike, Papa Françesku ka uruar përmes një letre, kryepeshkopin e ri të kishës ortodokse shqiptare, Hirësi Joanin.

Letra e Atit të Shenjtë, e para e firmosur prej tij pas daljes nga spitali mbërriti në Tiranë nga një delegacion i Vatikanit, i kryesuar nga Imzot Flavio Pace, të cilët morën pjesë në ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan.

“Duke shprehur afërsinë time shpirtërore, ju siguroj për lutjet e mia që Perëndia, burimi i çdo të mire, do t’ju japë dhuratat e bollshme të Frymës së Shenjtë, ndërsa ju drejtoni ata që ju janë besuar në kujdesin tuaj.”

Në mesazhin e tij, Papa Françesku i kujton Fortlumurisë së Tij, Joanit, paraardhësin e tij, Anastasin.

“La një trashëgimi të thellë dhe të qëndrueshme në Shqipëri”, veçanërisht në promovimin e traditës së përbashkët paqësore midis burrave e grave që i përkasin Kishave dhe traditave të ndryshme fetare”

Papa Françesku fton Kryepeshkopin Joan që të vazhdojë të nxisë dialogun, si një mënyrë për të kapërcyer ndarjet dhe për të kërkuar bashkim të plotë midis të krishterëve.

“Në këto kohë të vështira të shënuara nga lufta dhe dhuna është gjithnjë e më urgjente që të krishterët të japin dëshmi të besueshme për unitetin, në mënyrë që bota të mund të përqafojë plotësisht mesazhin e ungjillit të solidaritetit vëllazëror dhe paqes”.

Ati i Shenjtë, përfundon mesazhin e tij, duke theksuar se nën drejtimin e primatit Joan marrëdhëniet midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kishës Katolike do të rriten më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!