Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa i ri, mblidhen Kardinalët/ Në mbrëmje, tymi i parë për kreun e Vatikanit

schedule16:56 - 7 Maj, 2025

schedule 16:56 - 7 Maj, 2025

Pas një lutjeje të fundit që është lexuar në Kapelën e Shën Palit, procesioni për në Kapelën Sistine ka filluar.

Tashmë ka nisur konklava në Kapelën Sistine, ku 133 kardinalë votues do të nisin procesin e votimit për të zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.

Sipas mediave ndërkombëtare, janë shtruar tavolina dhe 133 karrige për ata që janë përgjegjës për zgjedhjen e Papës së ardhshëm.

Ata do të bëjnë një betim sekreti përpara se dyert të mbyllen dhe kontakti me botën e jashtme të ndërpritet.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!