Papa Françesku kritikoi sot trajtimin e emigrantëve që kalojnë Mesdheun për të arritur në Europë, duke thënë se ishte një “mëkat i madh” të mos ofrosh ndihmë emigrantët.
“Ka nga ata që punojnë sistematikisht dhe me çdo mjet për të larguar emigrantët. Dhe kjo, kur bëhet me vetëdije dhe përgjegjësi të plotë, është mëkat i madh”, tha Papa.
Papa ka folur shpesh për trajtimin e emigrantëve gjatë 11 viteve të tij në detyrë.
Kalimi i emigrantëve nga Mesdheu, të cilët hipin në varka dhe nisen nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, ka qenë subjekt i debatit intensiv publik në të gjithë Europën gjatë dekadës së fundit.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se të paktën 30,000 emigrantë janë zhdukur që nga viti 2014.
/abcnews.al