Papa Françesku takon gratë e ushtarëve ukrainas që janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal

schedule15:49 - 11 Maj, 2022

schedule 15:49 - 11 Maj, 2022

Papa Françesku takoi të mërkurën gratë e dy ushtarëve ukrainas të strehuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.  Të dyja thanë se burrat e tyre janë ushtarë të regjimentit Azov dhe aktualisht janë brenda fabrikës së çelikut, sipas CNN.

Ato thanë se i kishin shkruar Papës përmes ambasadorit të Ukrainës në Romë dhe u befasuan kur morën një ftesë nga Papa.

“Ne i treguam Papës për burrat tanë, për ushtarët e plagosur, për të vdekurit që nuk mund të varrosen. Ne i kërkuam ndihmë, të jetë palë e tretë në këtë luftë dhe të na ndihmojë të mundësojmë hapjen e një korridori humanitar”, tha Fedosiuk.

Ato i treguan Papës edhe për kushtet  brenda fabrikës.

Fedosiuk shtoi se Papa dukej shumë i informuar për situatën në Ukrainë dhe tha se do të lutet për ta.

/abcnews.al