“E ardhmja jonë e përjetshme varet nga e tanishmja. Nëse tani gërmojmë një humnerë me vëllezërit dhe motrat tona, “gërmojmë varrin” për më vonë dhe ngremë mure mbetemi të burgosur në vetmi.”
Kështu ka deklaruar Papa Françesku në predikimin e Meshës në Matera.
“Padrejtësitë, pabarazitë, burimet e tokës të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, abuzimet e të fuqishmëve kundër të dobëtit, indiferenca ndaj britmës së të varfërve, humnera që gërmojmë çdo ditë duke gjeneruar margjinalizim nuk mund të na lënë indiferentë”, tha Françesku.
/Abcnews.al/