Papa Françesku në Indonezi, thirrje për dialog dhe për të luftuar ekstremizmin

schedule07:40 - 4 Shtator, 2024

schedule 07:40 - 4 Shtator, 2024

Papa Françesku u bëri thirrje liderëve politikë të Indonezisë, që të kenë kujdes nga ekstremizmi fetar, pasi sipas tij, shtrembëron besimet fetare, ndërsa vendosi theksin tek rëndësia e dialogut ndërfetar.

Në fjalimin e parë të një udhëtimi 12-ditor në Azinë Juglindore, ku të krishterët janë kryesisht një pakicë, Papa tha se Kisha Katolike do të rrisë përpjekjet e saj drejt dialogut ndërfetar për të luftuar ekstremizmin.

“Në këtë mënyrë, paragjykimet mund të eliminohen dhe të zhvillohet një klimë e respektit dhe besimit të ndërsjellë,” tha Papa në një fjalim para rreth 300 politikanëve dhe udhëheqësve fetarë në pallatin presidencial Merdeka në Xhakartë.

Gjithashtu më herët ai iu drejtua edhe me një mesazh të rinjve duke i kërkuar që të mos pajtohen kurrë me luftën dhe të jenë “instrumente paqeje”.

“Asnjëherë mos u pajtoni me idenë se lufta mund të zgjidhë problemet dhe të sjellë paqe, sepse lufta është gjithmonë një dorëzim i turpshëm ndaj forcave të së keqes dhe sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, tha Papa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!