Papa Francesku lutet për Shqipërinë: Jemi pranë familjeve të viktimave

schedule11:22 - 27 Nëntor, 2019

schedule 11:22 - 27 Nëntor, 2019

“Dëshiroj të dërgoj një përshëndetje dhe lutjen time popullit të dashur shqiptar i cili ka vuajtur shumë këto ditë.” Me këto fjalë Papa Francesku nis mendimin e tij për atë që po ndodh në Shqipëri.

Ai u shpreh se se Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që kishte dashur të vizitonte.

“Jam pranë viktimave, lutem për ata që kanë humbur jetën, për të plagosurit dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë këtë popull që unë e dua shumë,” u shpreh Papa.

Sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës Ilir Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!