Papa Françesku feston ditën e emrit duke dhuruar 3 mijë akullore

schedule15:30 - 23 Prill, 2018

schedule 15:30 - 23 Prill, 2018

Papa Françesku ka dhuruar 3 mijë akullore për mensat, ku ushqehen të varfërit në Romë. Kjo nismë e tij erdhi për të celebruar ditën e shenjtërimit të emrit të tij.

Papa Françesku festoi ditën e emrit të tij me të varfërit në Romë. Në 41 mensat e kryeqytetit italian janë shpërndarë rreth 3 mijë akullore. Në fakt, 23 Prilli shënon ditën e “San Giorgio” në kalendarin katolik, pra është një ditë e rëndësishme për Jorge Mario Bergoglio, emri i plotë i Papës. Nuk është hera e parë që Ati i Shenjtë mendon për të pastrehët: në Janar, 2 mijë prej tyre u ftuan për të parë një spektakël në cirk.

“Papa Françesku dëshiroi që të festonte ditën e shënjtërimit të emrit të tij sëbashku me njerëzit në nevojë dhe të pastrehët në Romë”, shkruhet në një komunikatë të selisë së shenjtë.

Ndërsa më tej shkruan: “Për këtë janë shpërndarë, në një ditë ku Kisha rikujton San Giorgo, 3 mijë akullore për personat që vijnë çdo ditë në mensa, në konvikte dhe në strukturat e kishës në kryeqytet”.

Jorge, emri i pagëzimit të Atit të Shenjtë, është version spanjoll i Giorgo. Shenjti që festohet me 23 Prill, është e atij që tradita popullore e paraqet si një kalorës që përballet me një dragua.

Ndërkohë, edhe më herët Papa Françesku ka përdorur evente të tilla për bamirësi. Madje Ati i Shenjtë nxori në ankand një version të personalizuar të një modeli të rrallë të automjetit sportiv të markës Lamborxhini, dhe të ardhurat i ka dhuruar disa fondacioneve në Afrikë dhe Itali që merren me trajtimin e njerëzve në nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!