500 mijë dollarë është shuma që Papa Francesku i ka dhuruar Meksikës për të ndihmuar emigrantët e bllokuar në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i tyre aktualisht ka arritur në 75 mijë.
Papa Francesku ka dhuruar 500 mijë dollar për të ndihmuar emigrantët në Meksikë. Shuma do të mbështesë 27 projekte në 16 dioqeza dhe kongregacione fetare në vendin që përballet me emigrantët që vijnë nga Amerika qendrore, për të shkuar më pas në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Objektivi është strehimi, ushqimi dhe të mirat material thelbësore për njerëzit që mbahen në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nga kjo ndihmë do të përfitojnë 13 projekte që janë miratuar tashmë. Ndërsa 14 projekte të tjera janë ende në fazë vlerësimi.
Në vitin 2018 kanë hyrë në Meksikë, pasi kanë udhëtuar për më shumë se 4 mijë kilometra në këmbë dhe me mjete të rastit, gjashtë karvanë me emigrantë për një total prej 75 mijë personash nga Honduras, El Salvador e Guatemala./abcnews.al