Sulmi në një sallë koncertesh pranë Moskës ishte një akt “i poshtër” që ofendon Zotin, tha Papa Françesku.
Duke folur në sheshin e Shën Pjetrit pas meshës së të Dielës së Palmës, Papa Françesku shprehu ngushëllimet për viktimat.
“Unë siguroj lutjet e mia për viktimat e sulmit të poshtër terrorist të kryer në Moskë, Zoti i pranoftë në paqen e tij, i ngushëlloftë familjet e tyre dhe i ktheftë zemrat e atyre që kryejnë këto veprime çnjerëzore që ofendojnë Zotin.” tha ai.
Sulmi, i cili është marrë përsipër nga një degë e Shtetit Islamik, është sulmi më vdekjeprurës në tokën ruse prej vitesh. Më shumë se 130 njerëz u vranë u nga sulmi terrorist, ndërkohë që sot është shpallur ditë zie kombëtare.