Papa Françesku ka dënuar sulmet e fundit me raketa në Ukrainë, duke u lutur që kjo luftë të marrë fund, sipas mediave të huaja.
Ai foli në Sheshin e Shën Pjetrit ndërsa aleatët e NATO-s po hetonin origjinën e një rakete që goditi një fshat polak.
“Mësova me dhimbje dhe shqetësim për një sulm të ri dhe edhe më të ashpër me raketa në Ukrainë, i cili shkaktoi viktima dhe dëmtime në shumë infrastrukturë civile”, tha Papa.
“Le të lutemi që Zoti që dëshira për paqe të mbizotërojë në Ukrainën martire, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi dhe të hapet rruga për një armëpushim dhe dialog,” tha ai.
/abcnews.al