Lutjet u dëgjuan, Papa lë spitalin/ Kthehet në Vatikan, mjekët: Duhet dy muaj rikuperim

schedule09:01 - 23 Mars, 2025

schedule 09:01 - 23 Mars, 2025

Papa Francesku do të dale nga spitali Gemeli i Romës të dielën.

Pas 5 javësh i shtruar, gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është përmirësuar megjithatë mjekët njoftuan se ai do të ketë nevojë për pushim për të paktën dy muaj pasi të lërë spitalin.

Ati i Shenjtë po shërohet nga Pneumonia e dyfishtë që ka prekur dy mushkëritë e tij ndërsa situata e tij shëndetësore ka qenë kritike here pas here përgjatë këtyre 5 javëve.

Papa Francesku është përballur me kriza të vazhdueshme në frymëmarrje që kanë kërkuar vendosjen e sasive shtesë të oksigjenit si dhe me një insuficencë të veshkave të tij.

Që prej 14 shkurtit kur u shtrua në Spital, Ati i Shenjtë është parë vetëm një here në një foto të publikuar nga Vatikani javën e shkuar.

Më herët Vatikiani kishte thënë se Ati i Shenjtë do të bënte një paraqitje të dielën nga dritarja e Spitalit të tij për të përshëndetur besimtarët, por pasditen e kësaj të shtune mjekët konfirmuan se Papa Francesku do të lërë spitalin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!