Papa Françesku la këtë të premte Spitalin Gemelli në Romë pas 9 ditësh qëndrim atje për shkak të një operacioni abdominal që kreu me 7 qershor.
Ati I shenjtë doli nga spitali i ulur në një karrocë me rrota teksa qindra njerëz dhe gazetarë ishin mbledhur në oborrin për ta përshëndetur atë.
Teksa falenderoi të gjithë njerëzit që u shqetësuan shëndetin e tij, kur u pyet sesi ndjehet tani Papa Françesku u përgjigj duke thënë “Jam gjallë”.
Sergio Alfieri, mjeku i cili operoi Papën deklaroi se Ati I Shenjtë është në një formë më të mire shëndetsore sesa ishte më parë dhe se me të gjithë kujdesin e duhur ai mund të realizojë të gjitha udhëtimet e planifikuara. Vatikani ka njoftuar se Papa do të mbajë meshën e të dielës në Sheshin e Shën Pjetrit.
Në vitet e fundit Papa Francesku 86 vjeç është përballur me një sere problemesh shëndetësore. Kjo ishte hera e dytë që Papa u shtrua në Spital për këtë vit, pas problemeve të më hershme me rrugët e frymëmarrjes në muajin Mars.