Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë

schedule09:13 - 25 Prill, 2024

schedule 09:13 - 25 Prill, 2024

Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se “paqja me negociata është më mirë se një luftë pa fund”.

“Vendet në luftë, të gjitha, të ndalojnë luftën. Negocioni. Bëni thirrje për paqen”, tha ai.

Në mars, Papa zemëroi zyrtarët ukrainas pasi tha se Kievi duhet të kishte guximin të ngrinte flamurin e bardhë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagoi menjëherë pas deklaratës së Papës duke thënë se vendi “nuk do të ngrejë kurrë flamuj të tjerë” dhe i kërkoi Vatikanit “të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj në luftën e tyre të drejtë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!